Dashuria, financat, karriera dhe sfidat e ndryshme, astrologu: Si do të jetë sezoni veror për të 12-ta shenjat e Horoskopit

schedule12:00 - 30 Qershor, 2022

schedule 12:00 - 30 Qershor, 2022

Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte i ftuar astrologu Hysgen Dauti. Ai bëri parashikimin për muajin korrik dhe të gjithë sezonin veror duke u ndalur te të 12 shenjat e Zodiakut, nga dashuria, financat deri te sfidat që do të hasen.

Dashi

Dashi këtë verë do ja kaloj shumë mirë, pasi Jupiteri ka hyrë. Tani në korrik vjen një moment konkretizimi dhe manifestimi. Rruga është e hapur, dyert janë të hapura për ata që tentojnë një lidhje, tentojnë të shkojnë jashtë shtetit kjo periudhë ka zgjidhje. Përsa i përket problemeve shtëpiake, apo kanë një pronë dytësore, presin dokumentin, duan para. Këtë korrik kjo gjë bëhet. Sfida e tyre është si të jenë vetvetja, të pranojnë veten ashtu siç janë. Sepse Dashi ka një ego shumë të fortë dhe në momentin që duhet të jetë vetvetja, është, por nuk e pranon. Kështu që mund të ketë debate. Kështu që kjo është sfida që ata duhet ta marrin më shtruar.

Demi

Tani në korrik mund të jenë më shumë social, se muajin e kaluar kanë qenë të ngarkuar me punë. Pra, energjia e përgjithshme është qejf, të dalur, harbim. Normalisht do e shijojnë. Nëse flasim për energjinë e përgjithshme të verës, karriera po kthehet në një sfidë, puna po ashtu. Mbingarkesa e madhe emocionale dhe psikologjike, kanë nevojë të madhe të pushojnë. Kjo është një sfidë shumë e madhe për demat. Lidhur me punën, projektin do të kenë fatin që vjen nga e papritura se sa fatin që vjen nga planet e tyre. Unë do i rekomandoja të relaksoheshin. Ka pak mbyllje kapitujsh në dashuri. Për ata dema që kanë pasur lidhje toksike, shumë vjeçar, ku kanë qenë si të burgosur. Zakonisht lidhjet e tyre kanë pak torturë shpirtërore.

Binjakët

Binjakët aktualisht janë në krizë ekonomike, por do të kenë plane shumë të mira lidhur me financat. Do të kenë lajme të mira lidhur me partneritet. Do i rekomandoja lidhur me bashkëjetesën ta merrnin përsipër, sepse është një ndihmë e mirë për paqen e brendshme. Ndërkohë, lidhur me financat duhet të bëjnë pak durim. Do duhet të punojnë. Por kanë një favorizim shumë të madh nga Jupiteri, që i bën ata të zgjerojnë horizontit, të përfitojnë nga kontratat e punës apo nga ligjet për të ikur jashtë. Edhe për binjakët që janë në burg, shumica e tyre do të lirohen këtë verë.

Te dashuria ta përjetojnë sa më qetë krizat në çift. Nëse janë në një lidhje afatgjate dhe ja vlen për të qendruar duhet ta mendojnë mirë.

Gaforrja

Gaforrja ka shumë stres se në sezonin e saj, ajo del nga guacka dhe fillon merr një vëmendje, mund të jetë e bukur dhe e panevojshme. Ne duam t’i japim fokus vetes këtë periudhë, ndërkohë që të tjerët duan vemendjen tonë. Kështu që ky lloj stresi emocional është te Gaforrja. Traumat që Gaforrja ka pasur këto 10 vjet, fillojnë t’i shfaqen. Ndërkohë periudha më e mirë është ajo e karrierës, stili i jetës, ndodhte në momentin më të mirë. Do shohim Gaforre që janë më luksoz këtë verë. Do të kenë më shumë standarde të larta jetesë.

Luani

Periudhë shumë fatsjellëse lidhur me udhëtimet, famën që e ka qejf. Krizë e madhe në çift. Kjo ishte sfida që doja të thoja. Kemi pak ndarje Luanësh, por nuk duhet të frikësohen ata që kanë një lidhje të shëndetshme. Do kenë shumë shkëlqim me flirtet. Dashuritë që vijnë për Luanin këtë periudhë do të jenë në distancë dhe kjo do të jetë një sfidë më vete. Do të kenë takime, qejf, të ardhura të mira, puna do t’i jap më shumë liri.

Virgjëresha

Virgjëresha po vuan disa fatura ekonomike. Është edhe një sfidë, po do të ketë një far favorizimi nga aspekti i punës si ti fitojë nga ana financiare. Lidhur me dashurinë, çfarëdo lloj personi që do njohi apo do jetë në çift, janë persona që kanë besnikëri më të lartë. Kështu që do të zgjedhin persona që janë jashtë problemeve me besnikërinë.

Peshorja

Peshorja do të ketë probleme në çift, por do të duhet të kujtojnë që në këtë verë personi që do të njohin do të jetë shumë familjar. Kjo në aspektin e dashurisë. Sa i përket punës, është në pika të mira të karrierës në këtë periudhë korriku. Thjesht do të duhet të ketë probleme me ankthin. Është një periudhë që i sjell ankth dhe ky ankth vjen nga traumat që ka marrë në dashuri, nga tradhtitë, nga mungesa e besnikërisë. Peshorja e heq stresin me flirtimin dhe kur janë single i pëlqen të thyejnë zemrat. Por i përjetojnë shumë keq ndarjet, se i kanë sjellë atake paniku nga ajo që kanë përjetuar.

Akrepi

Favoret kryesisht janë në sektorin e punës, do të ketë mundësinë të gjejnë një punë shumë të mirë. Në aspektin familjar, traumat që lidhen me traditat, me gjërat e vjetra që i kanë rrënjët e thella do të rikthehen. Kështu që Akrepi duhet të gjejë balancën emocionale këtë verë. Duhet të tejkalojë problemet me ankthin, duke marrë për bazë gjërat më të shëndetshme. Mund të kenë vizita shëndetësore po për mirë këtë periudhë, trajnime, fitness apo ti futen meditimit, gjërat e shëndetshme për mirë. Kjo për qëllim që të arrijë në një shërim më të lartë se përfaqëson transformimin. Lidhur me dashurinë bëhet fjalë vetëm për gjëra serioze këtë periudhë.

Shigjetari

Shigjetari hyn në atë periudhën e vetë, të argëtimit, të qejfit. Një periudhë e mirë shigjetarësh, ata mund të marrin atë makinën, apo gjënë që dëshirojnë të kenë. Kanë një lidhje shumë të mirë me teknologjinë këtë periudhë. Ka një favor shumë të mirë. Lidhur me dashurinë është periudhë shumë e mirë romantike, periudhë filmash që do e mbajnë mend për vitet në vijim. Sa i përket sfidave, do të lidhet me shoqërinë dhe personat që e rrethojnë. Do dëgjojë gjërat që nuk i pëlqejnë për veten. Kjo do të jetë pak e bezdishme dhe do të tentojë të largohet.

Bricjapi

Vera e Bricjapit është një nga më të vështirat ndonjëherë. Ato planet, dëshirat, objektivat, po i kërkohet të punojë shumë fortë për ti arritur. Po i ngadalësojnë procesin, njerëzit po ja vonojnë gjërat. Gjithsesi, është një periudhë që do të duhet ti kushtojë rëndësi familjes. Lodhja e tepërt i ka sjell pak trazira emocionale dhe do të ketë disa probleme familjare që do të duhet ti zgjidhin, ose probleme pronësore, ose probleme që lidhen me trashëgiminë. Ky është ai momenti që duhet të jenë të kujdesshëm ndaj detajeve. Sa i përket dashurisë, do të gjejnë persona që do të kenë mbështetje të madhe emocionale, do ti jap një suport.

Ujori

Është në një verë investigative. Nëse do të kemi ujorë gazetarë do të zbulojë një sekret shtetëror që do të bëjë namin. Është një periudhë shumë e mirë për ujorët sidomos ata që do të duan të bëhen të famshëm. Lidhur me dashurinë, singëllat kanë shumë fansa këtë periudhë dhe nuk do të dinë ku ti çojnë. Kështu që ujorët do të harbohen këtë verë. Sa për karrierën, kanë një prodhimtari shumë të mirë nga viti 2021. Dua të komplimetojë ujorët se deri tani janë të vetmit që zgjedhin rrugën e lartë dhe të drejtë. Gjithmonë problemin e gjejnë te vetja.

Peshqit

Do kenë shumë lekë, këtë verë do t’i vijë një punë apo projekt që do i çoj nga zero në 100 direkt. Sfidë e madhe do të jetë ana psikologjike, lidhur me misionin e tyre, çfarë duan të bëjnë te puna aktuale ndoshta s’po gjejnë shumë kënaqësi. Do të mbyllin një cikël shumë të rëndësishëm të jetës së tyre dhe do të bëjnë një ndryshim rrënjësor. Ajo që do bëj do të jetë sinjikative për vitet në vijim. Sa i përket dashurisë, dashuria e peshqëve e ka gjithmonë fatin shumë të vonuar. Po në këtë periudhë nëse do të njohin dikë që ka gjasa 50 me 50, ai person është për një lidhje afatgjatë. Sfida është pak më e rëndë se do të jenë gjëra që lidhen me vite, stres i madh./abcnews.al