Rreth 35,600 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Ukrainës, shkruan la repubblica.
Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tha se kanë rrëzuar gjithashtu 185 helikopterë dhe 641 dronë. Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,573 tanke ruse, 790 sisteme artilerie, 3,726 automjete të blinduara, 14 anije dhe 143 raketa.
Gjithashtu Ukraina tha se 341 fëmijë janë vrarë dhe 631 janë plagosur që nga fillimi i luftës.
/abcnews.al