Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka kërkuar në samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid se ka kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.
Në një postim në Twitter, ai vuri në dukje rreshtimin e Kosovës krah BE-së lidhur me agresionin rus në Ukrainë, edhe pse kjo e fundit nuk i njeh si shtet.
Ai ka treguar gjithashtu bisedën me presidentin amerikan Joe Biden, i cili ka shprehur dëshirën për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.
“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën. Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s. Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh. Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, shkruan Rama.
SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe?Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën? pic.twitter.com/HzRYyxVjCd
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2022
/abcnews.al