Gjykata liron Denis Brajoviç e Klaudio Hoxhalliun, si pjesë e grupit “Bajri”

schedule15:49 - 8 Maj, 2019

schedule 15:49 - 8 Maj, 2019

Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu u lanë të lirë nga gjykata e Tiranës. Dy të rinjt ishin arrestuar tetorin e vitit të shkuar, pasi dyshohej se ishin pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal Bajri në Shkodër. Klaudio Hoxhalliu po hetohet edhe për një tjetër akuzë atë të armëmbajtjes pa leje.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për të rinjtë, të cilët u arrestuan, disa muaj më parë si pjesë e grupit të rrezikshëm Bajri. Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu u liruan nga gjyqtari Sokol Tone më një masë sigurie të lehtë arrest shtëpie. Avokati i të dyshuarve Arbër Hoxha në kërkesën drejtuar gjykatës ka pretenduar që të dy janë të pafajshëm dhe ka kërkuar lirinë.

Gjykata ka dalë në konkluzionin se për këta dy persona nuk provohet akuza për “Përkrahje të autorit” si dhe nuk u provua se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale. Klaudio Hoxhalliu u dyshua si pjesë e grupit Bajri pasi në një nga bizneset e tij u arrestua Safet Bajeri, i cili konsiderohet si një nga drejtuesit e këtij grupi Kriminal që vepron në qytetin e Shkodrës.

Por Klaudio Hoxhalliu do të hetohet për të tjera akuza siç argumentohet në vendimin e Gjykatës për, ky i fundit do të vijojë të hetohet për armëmbajtje pa leje, e deri më tani nuk provohet akuza tjetër ajo e strehimit në më mënyrë të jashtëligjshme të personit të shpallur në kërkim, Safet Bajri. Pak javë më parë i është ndryshuar masa e sigurisë edhe Emrah Plakut që dyshohet të jetë pjesë e bandës kriminale që drejtohet nga Safet dhe Enver Bajri. Gjykata Plakut i caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie.

Operacioni i koduar “Oaz”, u finalizua në shtator 2018 me 11 persona të arrestuar e dy të tjerë të shpallur në kërkim, pas një hetimi intensiv që zgjati rreth 6 muaj. Mes të arrestuarve ishte edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të grupit dhe i vëllai Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, gjithashtu me të njëjtin rol. /ABC News Albania 24/7