TIRANË/ Plagoset një person në “Don Bosko”, dyshimet e para të policisë

schedule16:20 - 29 Qershor, 2022

schedule 16:20 - 29 Qershor, 2022

Ardi Shegaj, 50 vjeç  është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës pasditen e sotme.

Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se 50 vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos.”

Abc mëson se Shegajn e ka çuar kunati dhe vjehrri i vet në spital.

50-vjeçari së bashku me gruan jeton me vjehrrin, i cili i ka liruar një dhomë në shtëpinë e tij.

Dyshohet se Shegaj vuan nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!