Aleksandar Çupiq, kandidati i Listës Studentore, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Serbisë, duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Aleksandar Vuçiç, Stojan Radenoviç.
Çupiq mori 140 vota në Kuvendin e Serbisë, ndërsa Radenoviç siguroi 97 vota. Në procesin e votimit morën pjesë 239 deputetë.
Zgjedhja e tij shënon një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike serbe, pasi Lista Studentore merr drejtimin e institucionit më të lartë ligjvënës të vendit, pas një periudhe të gjatë dominimi të Partisë Progresive Serbe të drejtuar nga Aleksandar Vuçiç.
Lista Studentore siguroi 140 mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, duke i dhënë fund epërsisë parlamentare të forcës politike të Vuçiçit.
Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit pritet të hapë një kapitull të ri politik në Serbi, ndërsa vëmendja tashmë përqendrohet te formimi i institucioneve të reja dhe orientimi i ardhshëm i politikës së jashtme të vendit.
Deputetët shqiptarë në parlamentin e Serbise Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti kanë abstenuar për të.
Çupiq është profesor asistent në Departamentin e Transportit Postar dhe të Rrjeteve në Fakultetin e Transportit të Universitetit të Beogradit.
Çupiq është baba i gjashtë fëmijëve. Bashkë me bashkëshorten drejton një fermë familjare në Sopot, ku që nga viti 2017 merren me prodhimin organik të frutave dhe perimeve.
Ai mund te behet edhe ushtrues i detyres se presidentit, pas perfundimit te afateve per Ana Bernabiç.



