Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jakup Krasniqi edhe sot në Kosovë/ Eksperti: Në shtëpinë e tij, pajisje përgjimi dhe dy oficerë, shkelje e…

schedule17:30 - 19 Nëntor, 2026

schedule 17:30 - 19 Nëntor, 2026

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe këtë të enjte në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës.

Krasniqi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po qëndron pranë familjes së tij, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, tha se rasti i Jakup Krasniqit duhet të shërbejë si bazë për vendosjen e një protokolli që garanton respektimin e të drejtave të njeriut në Dhomat e Specializuara. Shala tha se edhe gjatë vizitave me familjarët në Kosovë, Krasniqi është nën përgjim dhe se në të njëjtën dhomë qëndrojnë dy efektivë të Dhomave të Specializuara.



“Ankimimi në apel është çështje administrative e dokumentacionit ose e trajtimit të dëshmitarëve. Do të duhet që politika të advokojë dhe ta ftojë për një deklarim të hapur apo interpelancë në kuptimin e dhënies së drejtësisë. Është mekanizmi i Republikës së Kosovës kjo e Dhomave të Specializuara.

Dhoma e Avokatëve ka dëshmuar se ka shkelje të të drejtave të njeriut. Ky rast duhet të na bëjë të vendosim një protokoll. Çështja e përcaktimit se kush mund ta vizitojë Jakup Krasniqin është e përcaktuar nga Dhomat e Specializuara. Njësia bën identifikimin e personave dhe bën survejimin dhe sistemet e përgjimit. Edhe në atë moment kur të jetë me familjarët e vet, është i përgjuar, si dhe janë dy efektivë të Dhomave të Specializuara në të njëjtën dhomë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!