Presidenti indonezian është kryesuesi aktual i grupit G20 dhe një nga gjashtë liderët botërorë të emëruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si “kampionë” të Grupit Global të Reagimit ndaj Krizave, i formuar për të trajtuar kërcënimin e urisë dhe varfërisë që vjen nga lufta në Ukrainë, sipas The Guardian.
Rikujtojmë se Ukraina ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të grurit në Indonezi.
I njohur shpesh si ‘Jokowi’, presidenti indonezian dhe gruaja e tij mbërritën në Ukrainë me tren, dhe vizita e tij e radhës do të jetë në Moskë ku pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.
/abcnews.al