Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje për efektiven e Forcave të Armatosura shqiptare të gjendura në Letoni për një mision të Aleancës së Atlantikut të Veriut, gjatë të cilit humbi jetën efektivja Zarife Hasanaj. Por moment nuk ka kaluar pa konfuzion në Parlament, kur deputetja Hajdari kërkoi nderimin.
Hajdari: “Zoti kryetar ditën e hënë më 6 Maj humbën jetë tre ushtarakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s”.
Zëra nga salla: “Dy të plagosur jo të vrarë…”
Hajdari: ‘Tre, mund t’ua them emrat. Dy të tjerë janë plagosur. Dakord!”
Ruçi: “Vazhdoni zonja Hajdari…”
Rudina: “Dakord! Do i kërkoja Kuvendit të Shqipërisë një minutë heshtja për zonjën Zarife Hasanaj, 32-vjeç e lindur në “Bajram Curr” Tropojë. Zonja Hasanaj ishte një vajzë e cila pavarësisht mentalitetit të vjetër ajo kishte ëndrrën e saj të vishte uniformën ushtarake dhe të shërbente për kombin e saj. Përulem para veprës së saj dhe kërkoj që ta nderojmë dëshmoren tonë”.
Ruçi: “Zoti Balla të lutem…”
Balla: “Plotësisht dakord por mirë do të ishte që minuti i heshtjes të mbahet në fillim të votimit kur të gjithë deputetët të jenë njoftuar sepse askush nuk mund të mungojë në sallë në një moment të rëndësishme të respektit që ky parlament ka ndaj një dëshmoreje në emër të luftës për paqe që Shqipëria përçon kudo në botë”.
Ruçi: “Edhe unë e përgëzoj zonjën Hajdari që bëri këtë propozim në fillim të kësaj seance. këtë e kisha edhe unë para sysh dhe padyshim që nuk mun të ishte jashtë vëmendjes së Kuvendi kjo ngjarje, ndaj po prisja momentin që të ishin edhe të tjerët, megjithatë nuk është nevoja të përcaktojmë një orë dhe na ta kryejmë ritualin në përmbushje të propozimit. Është e vërtetë ajo që thotë zoti Balla që po prismin një moment që të ishte një korum më i madh për të pasi ishte një rast i jashtëzakonshëm dhe ka konsensusin e të gjithë Parlamentit. Ftoj deputetë për të nderuar veprën e zonjës Hasanaj me një minutë heshtje”./abcnews.al