Të shtëna në një shkollë private në Kolorado, një viktimë e 8 të plagosur

schedule11:10 - 8 Maj, 2019

schedule 11:10 - 8 Maj, 2019

Një 18 vjeçar së bashku me një adoleshent tjetër, janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmit me armë të kryer në një shkollë private në Kolorado. Një 18 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tetë studentë të tjerë janë plagosur, e disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Tetë studentë të qëlluar me armë zjarri u shtruan në spital, një 18 vjeçar nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Është ky bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë private në Denver, Kolorado, vetëm tetë kilometra larg Kolumbajt ku në 20 prill të 1999-ës, 12 adoleshentë dhe një mësues u vranë nga një nxënës i gjimnazit. Ditën e përvjetorit të masakrës me qindra shkolla në Denver u mbyllën si masë paraprake. Por 20 vjet pas masakrës tragjedia u përsërit në gjimnazin “Stem” ku studiojnë 1.850 studentë.

Autori i dyshuar i sulmit është një student 18 vjeçar, Devon Erickson: ai u arrestua së bashku me një të dyshuar tjetër emri i të cilit nuk është bërë publik. Sherifi i zonës tha për gazetarët se të dy të dyshuarit frekuentojnë shkollën, e deri tani është gjetur një pistoletë. Nuk është ende e qartë nëse viktima ishte objektivi i sulmit apo nëse është qëlluar rastësisht. Shtëpia e bardhë në një reagim për mediat u shpreh se Komuniteti në Kolorado, Denver, në mënyrë tragjike është bërë më shumë se njëherë skenë e krimeve të tilla. Më tej thuhej se presidenti amerikan Donald Tramp është informuar për ngjarjen dhe po e ndjek me vëmendje.

Student të tjerë janë shtruar në spital në gjendje kritike por jashtë rrezikut për jetën në vitin 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 40 mijë persona janë vrarë me armë zjarri. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!