Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri është komentuar së fundmi për ndërhyrjet plastike. Dy ditë më parë, ajo postoi në rrjetet sociale disa “selfie” ku dukej pa “make-up” dhe rrjeti shpërtheu “ofendime”, duke vënë në pah se ajo ka bërë buzët operacion.
Kjo ka bërë që Dafina të reagojë përmes një video në Instagram, ku ka sqaruar se bëhet fjalë për një filtër.
“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizues. Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks dhe filler, ejani të flisni me mua.
Fytyra ime. Filtri im. Jeta ime. Shikoni tuajën. Faleminderit”, ka shkruar Dafina krahas videos./abcnews.al
View this post on Instagram