Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

schedule20:07 - 17 Shtator, 2026

schedule 20:07 - 17 Shtator, 2026

Prokuroria e Romës ka ndërmarrë një operacion me përmasa ndërkombëtare duke arrestuar 10 persona, mes të cilëve katër italianë dhe një zviceran, të akuzuar për krijimin e një organizate kriminale të specializuar në shpërndarjen e materialit pedopornografik. Viktimat e këtij rrjeti të tmerrshëm janë fëmijë të moshave nga 4 deri në 10 vjeç.

Hetimet e drejtuara nga Prokurori Francesco Lo Voi dhe prokurori Geraci zbuluan se grupi, i krijuar në vitin 2020, funksiononte me strukturë piramidale. Të dyshuarit, të moshave mjaft të reja (nga 22 deri në 28 vjeç), e nisën aktivitetin e tyre përmes grupeve të lojërave online, ku u njohën përpara se të ktheheshin në predatorë seksualë.

Krerët e rrjetit përdornin kanale dhe “Bot” në platformën Telegram për të fshehur identitetin e tyre dhe për të depersonalizuar kontaktin me klientët. Peshë kryesore mbanin pesë administratorë, të cilët njiheshin nga përdoruesit vetëm me pseudonimin “Mbreti” dhe mblidheshin në një dhomë virtuale të sigurt të quajtur “Dhoma e Mbretërve”.

Për të pasur akses në foto dhe video, deri në 1,000 abonentë nga e gjithë bota paguanin tarifa mujore nga 3 deri në 9 euro, ose detyroheshin të ngarkonin vetë materiale të reja pedopornografike. Të ardhurat e mbledhura ishin mjaft të mëdha dhe shërbenin për të financuar dhe zgjeruar aktivitetin e organizatës.

Zbulimi dhe shpërbërja e këtij rrjeti u bë i mundur falë një agjenti të infiltruar policor. Agjenti arriti të depërtojë deri në nivelet më të larta të drejtimit, duke administruar financat e grupit dhe duke mbledhur prova vendimtare për të identifikuar anëtarët dhe për të arritur deri tek arrestimet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!