Ish-zëdhënësja e Hagës: Gjyqtarët nën presion nga ndërhyrjet politike

schedule16:01 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 16:01 - 2 Dhjetor, 2017

Gjykata e Hagës mbërriti në fund të shumicës së proceseve për krime të luftës në ish-Jugosllavi. Fillimisht shumica e të akuzuarve u dërguan me vështirësi para drejtësisë pasi pjesa më e madhe e tyre zgjodhi të arratisej. Në fund të saj gjenerali kroat me profesion regjisor kreu vetëvrasje para kamerave. Kroacia u shpall fajtore për krimet në Bosnje, por jo edhe Serbia. Gjykata kishte liruar disa dhe nuk arriti të përfundojë procesin kundër Sllobodan Milloshevic, pasi vdiq nga infarkti në zemër.

Gjykata e Hagës për Krimet e Jugosllavisë ka arritur gati në fund. Qëllimi i saj ishte të vendosej një standard edhe për botën e krimeve në luftë pasi shekulli i shkuar kishte lënë të lirë shumë edhe nga Lufta e Dytë Botërore.

Lufta e Jugosllavisë kishte kthyer pushkët edhe mes popullit të njëjtë.

Fundit të Hagës vulë i dha edhe Sllobodan Prljak, dramaturgu kroat që në luftën e Bosnjës sulmoi edhe rrënoi histori. Vetëvrasja e tij në Hagë I dha dramës aktin e fundit si ilustrim i absurdit.

Florencë Harman ish zëdhënësja e gjykatës së Hagës, thotë se është e shokuar. Fajin ia lë tribunalit. Por, thotë se edhe Sllobodan Milloshevic, kishte vrarë vetën pavarësisht se zyrtarisht nuk është thënë.

Është e çuditshme se si e ka futur helmin. Edhe në rastin e Milloshevic është organizuar që Serbia të mos gjykohej si shtet pasi ai ka qenë para gjyqit për drejtësi personale, por në cilësinë e presidentit dhe këto, vështirë ndahen me përgjegjësinë e shtetit.

Ajo kishte folur për ndikimin politik jo vetëm ballkanas mbi gjykatën. Ishte arrestuar dhe dënuar për mos respektim të saj.

Puna e gjykatës ka qenë në sallë dhe presioni ka qenë mbi gjyqtarët. Problem është kur politika futet në gjykata dhe unë kam dhënë vetëm një rast sa e ndjeshme është kjo punë dhe kërkohet mbrojtje. Pas kësaj unë kam qenë e dënuar pasi kam marrë pjesë në një debat demokratik dhe kritika ndaj gjykatës.

Fundin e gjykatës gazetarja franceze që këshillonte edhe prokuroren Carla Del Ponte, e sheh megjithatë si një arkiv të krimeve të pafundme të Ballkanit./abcnews.al

 

https://youtu.be/7kH8ZM8YfvE