Kadri Veseli: Do të formojmë Gjykatën Speciale që do gjykojë krimet serbe në Kosovë

schedule18:18 - 6 Maj, 2019

schedule 18:18 - 6 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka nizur zyrtarisht procedurat për iniciativën dhe formimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Iniciativën për krijimin e një Gjykate Ndërkombëtare për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka shpalosur para përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas Veselit gjykata do të krijohet jo mbi urrejtjen e pretendimet por mbi masakrat dhe vrasjet me dëshmi reale.

Veseli vuri në dukje se për luftën që ka ndodhur në Kosovë,189 vjet dënime janë dhënë për shqiptarët ndërsa vetëm 49 vjet për serbët.

Ndërsa tha se Tribunali i Hagës e ka lënë të papërfunduar drejtësinë.

Gjatë luftës së fundit kanë ndodhur 186 masakra në qytete e fshatra të Kosovës nga shteti serb, mijëra femra janë dhunuar dhe mbi 1 milion shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!