Në Gjirokastër rrugët qarkullohen me vështirësi

schedule12:17 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 12:17 - 2 Dhjetor, 2017

Në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë po punohet për zhbllokimin e rrugës pas daljes së përroit nga shtrati. Radha e automjeteve shkon deri në 4 km nga të dyja krahët e rrugës pasi lëvizja e tyre bëhet me vështirësi. Edhe në aksin Gjirokastër-Tepelenë situata vazhdon të jetë kritike pas prishjes së argjinaturës së liqenit të Viroit. Në lagjen Gerhot të qytetit të Gjirokastrës për shkak të daljes nga shtrati të perroit të Çulles ka bërë që rruga të jetë tërësisht e bllokuar duke shfaqur probleme në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Njëkohësisht raportohet edhe për dëmtime të banesave. Ndërsa tek Uji i Ftohtë në Tepelenë ka katër pika ku vazhdimisht evidentohen rrëshqitje të dherave. Për pasoje në këtë aks qarkullohet vetëm në njërin krah./abcnews.al

 

https://youtu.be/IpsNcpb1O9w