Mevlan Adili e mbyll me Vllazninë, emocionon gjithë Shkodrën me këtë postim

schedule18:42 - 20 Qershor, 2022

schedule 18:42 - 20 Qershor, 2022

Vllaznia ka humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm,. Mevlan Adili, autori i golit të fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit, ka njoftuar largimin nga shkodranët dhe e bën me fjalë të mëdha përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit Shkodër, Faleminderit KF Vllaznia. I lumtur qe i kam shërbyer këtij qyteti kaq të bukur, qytet me kulturë, art, traditë, qytet që jeton me sportin dhe sidomos me futbollin, këtij populli që meriton gjithçka sepse e bëjnë çdo gjë me zemër të bardh dhe pa asnjë interes.

Kudo qe kam shkuar nga dita e pare kam qen shumë i respektuar dhe i nderuar unë dhe familja ime, gjë qe ma keni lehtësuar te bej paraqitje te mira ne fushë. Jam i lumtur qe isha pjesë e këtij grupi me djem dhe futbollistë te mrekullueshëm, qe ktheu entuziazmin qe kishte munguar ne këtë qytet dhe me fitimin e Kupës se Shqipërisë 2 herë radhazi ndryshuam çdo gjë.

Sa te kem jetë do keni një vend të VEÇANTË NE ZEMREN TIME sepse keni ba shumë për mua dhe lutem çdo ditë nga zemra qe ky qytet te ketë zhvillim ekonomik sa ma te mirë, ky popull te ketë jetë te mirë e te lumtur dhe pa probleme, kurse klubit të Vllaznisë ju dëshiroj çdo te mirë, sa ma shumë trofe dhe paraqitje të mira në Europë, sepse kur Vllaznia është mirë, i gjithë qyteti buzëqesh. Vllaznia është amanet.

Një gjë kam kuptuar, të luash për Vllazninë është përgjegjësi e madhe, kurse te fitosh trofe me Vllazninë është sikur te lindësh për së dyti . Dëshmoj se për këtë klub dhe për këto ngjyra gjithmonë kam dhen maksimumin, ndonjëherë edhe me shumë.

Kur jam vetvetja ndihem shumë rehat. Unë nuk jam perfekt dhe s’mund të jem, mirëpo gjithmonë kam qenë vetvetja, ndonjëherë me gabime, ndonjëherë pa gabime. Kam mësuar nga gabimet e mia dhe duke qenë vetvetja jam çuar në këmbë dhe të pamundurën e kam ba të mundur për këtë qytet dhe për këtë ekip.  Me shumë dashuri, i juaji Mevlan Adili”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!