323 fëmijë janë vrarë dhe 586 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas mediave të huaja.
Një vajzë tetë vjeçare u plagos të dielën si pasojë e bombardimeve në fshatin Zheleznoye në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk të dielën. Gjithashtu edhe dy fëmijë të tjerë– të moshës 13 dhe 14 u plagosën nga predhat në rajonin verilindor të Kharkiv në të njëjtën ditë.
Shifrat janë bërë të ditura nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Në njoftim specifikohej po ashtu se numëri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Chernihiv.
/abcnews.al