Nga Elton Nika
52 personalitete të lidhjes së Prizrenit janë ekspozuar për herë të parë në galerinë e qytetit të Vlorës.
Drejtoresha e departamentit të trashëgimisë kulturore në ministrinë e Kulturës, rinisë dhe sportit Kosovë Vjollca Aliu tha se ekspozita i kushtohet të gjithë patrioteve që punuan dhe dhanë jetën për realizimin e programit te lidhjes shqiptare te Prizrenit ne vitet 1877-1885.
“Sot është një ekspozitë simbolike që flet për lidhjen shqiptare të Prizrenit. Me një autor Parim Kosova, i cili sot nuk është me ne. Ekspozita i kushtohet të gjithë patriotëve dhe veprimtarëve të shquar që punuan dhe u përkushtuan dhe sakrifikuan për kauzën kombëtare”, tha Vjollca Aliu.
“Kjo ekspozitë të jetë dhe për brezat e rinj, për t’ju treguar atyre se sa e rëndësishme është uniteti, sa i rëndësishëm është bashkimi dhe se sa e rëndësishme është që ti të mbrosh vatanin tënd”, u shpreh Orges Feimi.
Ndërsa drejtori i drejtorisë rajonale te monumenteve te kulturës Vlore Orges Feimi foli për të tjera bashkëpunime mes dy qeverive. Ky prezantim nuk do të jetë i fundit pasi në festat e Nëntorit do të prezantohet ekspozita mbi jetën dhe veprën e Isa Boletinit por edhe ekspozita të tjera.
/abcnews.al