Dy të rinj humbën jetën në rezervuarin Çekrezës në Tiranë, ditën e sotme. Makina me të cilën ata po lëviznin përfundoi në rezervuar.
Policia bën me dije se polumbarët e RENEA-s nxorën trupat e Erion Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Sakaq, grupi htimor po vijon punën për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al