Vodhën makinën nga garazhi/ Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

schedule13:40 - 27 Prill, 2025

schedule 13:40 - 27 Prill, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtori i tij. Këta dy të rinj kanë vjedhur në zonën e Yzberishtit një makinë që ishte një garazh.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u  shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht”, njoftojnë blutë e Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!