Ka përfunduar takimi mes liderëve të Ukrainës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev. Informacioni është dhënë nga shefi i zyrës presidenciale.
“Ukraina ka një mbështetje të fortë të koalicionit ndërkombëtar,” shkroi Andriy Yermak në Telegram teksa njoftoi për përfundimin e takimit.
Ai shtoi se Presidenti Zelensky u dha homologëve të tij një “paketë të plotë” propozimesh sanksionesh kundër Rusisë.
“Ne duhet të rrisim presionin mbi [agresorin], [dhe] të punojmë për paketën e shtatë të sanksioneve me [një] embargo gazi,” shkroi Yermak.
Pritet që ata të dalin shumë shpejt në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të pasqyrohet edhe në Abcnews.al.
Qendroni me ne!
/abcnews.al