Personi qe shikoni në foton e mësipërme është efektivi i policisë Krenar Guçe, i cili ishte në listën e objektivëve për tu eliminuar nga Nuredin Dumani.
Policia e Shtetit mori në mbrojtje oficerin, foto e të cilit u gjet në celularin e Nuredin Dumanit si shënjestra e radhës.
Lexo këtu: Të gjitha lajmet për Nuredin Dumanin
Prej tri ditësh tashmë familja e ish-shefit të seksionit për hetimin e krimeve të rënda në Policinë e Elbasanit është marrë në mbrojtje, ndërsa vetë oficerit i është vendosur një roje personale.
Mësohet se Krenar Guce i cili kishte hetuar vrasjet e viteve 2019-2021 në qytetin e Elbasanit së fundmi ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Operacioni ‘Golden Bullet’
Arrestimi nga Policia e Elbasanit i Nuredin Dumanit ishte fillimi I një operacioni ‘Plumbi i Artë‘ me 32 urdhër arreste në finalizim të të cilit emrat më të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u vunë në pranga. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.
/abcnews.al/