Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i kthen nderin Presidentit, Trump kërkon Infantinon si sekretar të përgjithshëm të OKB-së

schedule12:28 - 22 Korrik, 2026

schedule 12:28 - 22 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump dëshiron që Gianni Infantino, Presidenti I FIFA, të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i OKB.

Sipas një burimi për The New York Post, Trump ka thënë për Infantino se respektohet nga të gjithë në botë dhe se ka një aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit.

Miqësia dhe bashkëpunimi mes Trump dhe Infantino nisi publikisht prej Botërorit 2026, ku SHBA ishte një shtet mikpritës.



Në dhjetor të 2025, Gianni Infantino I dhuroi Presidentit amerikan ccmimin e parë të paqes të akorduar nga federata ndërkombëtare e futbollit. Plot një vit më pas Trump pritet t’I kthej nderin mikut të tij.

Në dhjetor të këtij viti 2026, portugezi Antonio Guterres lëshon postin dhe i jep stafetën pasardhësit të tij që nominohet në mënyrë publike dhe duhet të siguroj të paktën 9 nga 15 vota në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Cilido nga 5 vendet e përhershme në Këshilli – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Franca apo Rusia – kanë të drejtë vetoje.

Pasi Këshilli i Sigurimit prezanton kandidatin në mënyrë formale, asambleja e Përgjithshme duhet ta votojë me shumicë dërrmuese.

Nuk është e qartë nëse Infantino e dëshiron punën dhe në çfarë mase Trump e ka diskutuar këtë temë me të. Por mes diplomatëve, infantino shihet si një emër preferencial për tu votuar.

Donald Trump ka kritikuar shpesh Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur të përgjumuar dhe se ka dështuar në qëllimin e saj kryesor: ruajtjen e paqes globale.pas këtyre deklaratave, Trump themeloi Bordin e Paqes, një organ ndërkombëtar për të mbikëqyrur qeverisjen, stabilizimin dhe rindërtimin pas konflikteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!