Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Krujë/ Kapen në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohen dy persona me precedentë

schedule12:06 - 22 Korrik, 2026

schedule 12:06 - 22 Korrik, 2026

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Kushtet”, duke arrestuar në flagrancë dy persona që kishin kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një parcelë në fshatin Zgërdhesh.

Në pranga ranë shtetasit 52 vjeç dhe 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë, të cilët, sipas Policisë, kanë precedentë penalë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi me metoda proaktive të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të tyre në fushën e narkotikëve.



Gjatë ndërhyrjes, efektivët i kapën dy të dyshuarit në parcelën ku kishin kultivuar bimët narkotike. Bimët e dyshuara Cannabis Sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa nga verifikimet rezultoi se autorët po përgatiteshin të kultivonin edhe bimë të tjera në të njëjtin terren.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Krujës u ka bërë apel qytetarëve, veçanërisht banorëve të zonave rurale, që të denoncojnë çdo rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, duke theksuar se bashkëpunimi me qytetarët është vendimtar në luftën kundër këtij fenomeni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!