Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, ku është takuar me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, dhe kryeministrin e Ukrainës, ka zhvilluar gjithashtu dhe një takim me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitchko.
Kujtojmë që Vitali Klitchko para se të vishte ko0stumin e politikës ka qenë boksier, ku për disa vite ka mbajtur titullin kampion bote.
Siç shihet edhe në foto kreu i qeverisë shqiptare ka pozuar me Klitchkon nga zyra e këtij të fundit. Kujtojmë që kryeministri Edi Rama në këtë vizitë të tij ka shkuar bashkë me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si dhe shoqërohet edhe nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
/Abcnews.al/