Adriatik Shkëmbi nga fshati Dvoran i Korçës ka vendosur të mos vjelë qershitë këtë sezon. Prodhimi i cili arrin deri në 150 kuintalë do të shkojë dëm. Fermeri korçar do të protestojë për çmimin e ulët me të cilin i marrin grumbulluesit qershitë
“Kosotja e prodhimit më ka vajt 2 milion lekë, unë skam marrë 1 lekë që të nisim. Ku do t’i vjelësh. S’ka treg. drejtoria e bujqësisë nuk funksionin, nuk vjen njëherë të pyesi ca halli keni. S’bëhet llaf për rimbursime.”
Shkëmbi thotë se këtë vit nuk ka pasur interes nga asnjë tregtar për prodhimin e tij.
“Edhe më përpara vinin makinat e huaja, vinin vendas dhe ishin të lidhur te të huaj. Edhe lufta ka ndikuar ajo dihet.”
Ofertat qe japin grumbulluesit nuk i kalon 30 lek për kilogram. Me kete cmim fermerët e Dvoranit nuk arrijnë të nxjerrin as koston e prodhimit, pasi shërbimet dhe plehrat kimike janë shtrenjtuar.
“Zgjidhje nuk kemi, cmimet shuan katastrofe, ureja, nitrati, që ne kemi bërë një shpenzim të madh ndaj qershisë dhe kemi dal zero. Ndihma e shtetit është asgjë. Ca do behet ku do rrojmë. Shteti të vijë e të na thotë cfarë do t’i bëjmë qerishë.”
“Kam 200 rrënjë, janë pa vjelë. Vëmë i shikojmë. asnjë kokërr leku s’po marrim. 180 mijë lekë plehu. Cfarë të bëjmë. kemi fëmijë për të rritur. Nuk ka treg.”
Rajoni i Dvoranit në Korcë eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te frutave ne vend, sidomos për qershite dhe mollet. /abcnews.al/