Qeveria ndryshon marrëveshjen me “Shell”

schedule17:20 - 2 Maj, 2019

schedule 17:20 - 2 Maj, 2019

Shteti shqiptar do të përfitojë që në fuqinë e parë të naftës që del nga nëntoka pasi kompania “Shell” të nisë prodhimin. Këtë parashikon marrëveshja e rishikuar për bllokun 2 dhe 3 mes qeverisë dhe kompanisë së njohur në fushën e hidrokarbureve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtori i “Shell” për Shqipërinë firmosën kontratën e amenduar.

Qeveria ka rishikuar kontratën e lidhur me një ndër kompanitë më të mëdha në botë në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit, “Shell” me qëllim rritjen e përftimeve për vendin.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Menaxheri i Përgjithshëm i “Shell Upstream Albania” nënshkruan marrëveshjen e re të hidrokarbureve për bllokun dy dhe tre.

“Zotohemi të japim një kontribut për Shqipërinë përmes tatimeve e taksave, por edhe përmes prokurimit të mallrave e shërbimeve si dhe punësimit dhe individëve lokalë. Për nga vetë natyra, projektet kërkojnë kohë dhe jemi në fazë vlerësimi, e kjo do të thotë se kemi ende shpime dhe testime pusesh para se të hyjmë në një prodhim komercial të mundshëm. Kjo kontratë bën të sigurt përfitimet e palës shqiptare që në fuqinë e parë të naftës që do të prodhohet dhe kjo qartëson edhe një serë çështjesh proceduriale dhe shpie në investime më të sigurta në të ardhmen”

Partneritete strategjike si kjo marrëveshje sipas ministres Balluku garantojnë përthitjen e më shumë investimeve të huaja.

“Qeveria shqiptare e vlerëson si një nga prioritet kryesore zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve e lidhur kjo ngushtë me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar plotësisht të mbështesë, nxis dhe të mbroj me transparencë të plotë të gjithë iniciativat e rëndësishme të investitorëve të huaj në Shqipëri”, tha ajo.

Investimet private në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës në vend arrijnë 1.5 miliardë dollarë, 1/3 e tyre sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë e zë kompania “Shell”.  Kjo kompani është e pranishme në vendin tonë që në vitin 2012./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!