Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Pritja më e bukur në histori? Manuel Neuer një “mace” para portës

schedule11:45 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:45 - 15 Qershor, 2022

Mbrëmjen e djeshme, Gjermani fitoi ndaj Italisë me rezultatin e thellë 5-2.

Sigurisht që rezultatin i kësaj ndeshjeje ishte lajmi i ditës por pak veta folën për mrekullinë që portieri 36-vjeçar i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane realizoi.

Në minutën e 54-të, ku rezultati ishte 3-0, Italia pati një kundërsulm dhe gjatë një përplasjeje të topit, Nicolo Barella rezultoi me portën e boshatisur pasi Neuer u gënjye nga devijimi dhe ishte me kurriz nga kundërshtari.

Por goli nuk erdhi pasi Neuer ka bërë një kthesë dhe një kërcim në momentin final ku topi ishte pranë të kalonte vijën fatale të portës.

Një pritje padyshim historike që do të mbahet mend gjithmonë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!