Maya është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në Shqipëri. Mirëpo, kur bëhet fjalë për jetën private, ajo është shumë e rezervuar.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Maya ka folur si rrallëherë për të birin, duke thënë se është një nënë e rreptë. Sakaq, ajo ka deklaruar se e ka të pamundur ta marrë me vete në koncerte, por bashkëshorti është ai që e ndihmon.
“Jonas 3 vjeç e gjysmë si uragan. Unë kur kam qene i vogël kam qenë shumë fëmijë i urtë. Ai është shumë me temperament, vetëm lëviz, uragan. Kam shumë frikë te njerëzit, nuk kam asnjë grua, vetëm e çoj në kopsht. Kam edhe bashkëshortin që më ndihmon.
Unë jam më e rreptë ndoshta jo direkt po i them jo për një gjë. Problem është që kur kam filluar aktivitete e kam kohën e kufizuar dhe im shoq është më tolerant, bëje i thotë, po kjo nuk më pëlqen. Unë e dua shumë, por mundohem të jem korrekte me të.
Me vete në koncert nuk e marr dot se është e pamundur. Vetëm në raste se kam familjarët e mi e marr. Por natyrisht kam tim shoq që më ndihmon. Megjithatë, problemi është vetëm kur është jam jashtë vendit”, u shpreh këngëtarja.
Më tej, Maya zbuloi se ndonëse vetëm 3 vjeçe gjysmë, i biri ka filluar të shfaqë interesin për muzikën.
“Kam filluar i bëj pak ritëm, kur vë një këngë e shoh se sa i afrohet notës. Nuk është se dua ta bëj këngëtar, po kur e ka dashurinë si unë pse mos ta bëj. Unë kam marr shumë vështirësi nga ky profesion, por pse jo do e ndihmoj nëse ka talent”, tha ajo./abcnews.al