Emergjencat Civile për situatën e reshjeve në vend

schedule21:18 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 21:18 - 1 Dhjetor, 2017

Situata e reshjeve vijon të jetë e rënduar në vend. Në një njoftim të Komitetit të Emergjencave Civile dhe krizave bëhet e ditur se janë zhvilluar shumë operacione kërkim-shpëtimi kryesisht në Bashkinë e Fushë Krujës, duke bërë që të evakuohen rreth 177 persona. Ndërkohë që 300 banesa në zona të ndryshme janë të prekura nga përmbytjet. Pasditen e së premtes u zhvillua edhe mbledhja e komitetit për kordininim dhe menaxhimin e emergjencave civile, ku u evidentuan edhe zonat e kërcenuara gjatë orëve të ardhshme, ku vemendja siç tha dhe kryeministri Rama është në zonën jugore të vendit. Aty pritet që Vjosa të arrijë në pikën e saj maksimale dhe më pas mund të sjellë dhe përmbytje të mëdha. Gjithashtu u kryen edhe disa operacione evakuimi në Qarkun e Vlorës dhe të Beratit, ku ekziston rrezik për përmbytje të mëdha. Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave prekura të vijojnë bashkëpunimin me autoritetet. Gjatë 45 orëve të fundit urgjenca kombëtare ka kryer 189 misione shpëtimi për qytetarët që kanë patur nevoja shëndetësore. 77 persona kanë marrë trajtim të specializuar në spital dhe 112 qytetarë janë trajtuar pranë banesave, ndërsa dy misione shpëtimi u kryen me ekipin e Njësisë së helikopterëve./abcnews.al

 

https://youtu.be/0ZIo8Pdlzu8

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!