Policia ka arrestuar një 38-vjeçar në Fier, i cili gjatë punës në një karburant ka marrë xhiron ditore dhe është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në datën 10 qershor, ndërsa 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, u kap dhe u vu në pranga një shtetas që vodhi xhiron ditore në karburantin në të cilin ishte i punësuar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. K., 38 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 10.06.2022, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur xhiron ditore në pikën e karburantit në të cilin ishte i i punësuar. / abcnews.al