Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi, ambasadori austriak për kritikat e Ramës: Jemi në favor të Shqipërisë, Ballkani i Hapur të ruajë standardet e BE

schedule12:23 - 10 Qershor, 2022

schedule 12:23 - 10 Qershor, 2022

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar nga Korça ka folur mbi deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me procesin e integrimit në BE si dhe nismën Ballkani i Hapur.

Prononcimi i ambasadorit

Pyetje: Rama thotë që nuk do jemi gati për dasmë. Me këtë deklaratë do të thotë se ka hequr dorë nga kërkesa për të qenë në BE apo kërkon një Europe të vogël me Open Balkan?



Steinar: Përsa i përket çështjeve të BE, shpresojmë që negociatat do të hapen shumë shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë besoj që është edhe shumë e rëndësishme që punojmë së bashku me iniciativa konkrete, jemi në favor që kemi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që të jenë vende antare të BE, do të përpiqemi aq sa mundemi. Shpresojmë që mund të kemi negociatat.

Pyetje: Një koment për Ballkanin e hapur?

Steinar: Ballkani i hapur është një iniciativë rajonale, në parim iniciativat rajonale janë të mira por është e rëndësishme që standardet e BE të respektohen.

Pyetje: Konkretisht, ju e mbështesni?

Steinar: Siç thashë, për ne standardet janë të rëndësishme dhe iniciativat rajonale duhet të mos bien ndesh me parimet e BE.

Lidhur me situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare dhe për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar ka mbajtur qëndrim neutral duke thënë se është politikë e brendshme dhe se nuk e komenton pa u dhënë vendimi i Gjykatës.

Pyetje: Partia Demokratike është e përçarë, keni një koment?

Steinar: Ne ndjekim zhvillimet, është politike e brendshme në Shqipëri, si diplomat nuk e komentoj. Duhet të shikojmë si do jetë vendimi i gjykatës, atëherë për ne është e rëndësishme është që të kemi një opozitë të fortë.

Pyetje: Ambasador, kur thoni për vendimin e gjykatës, keni parasysh dhe marrëdhëniet me Berishën?

Steinar: Do të shikojmë si do jetë vendimi.

Pyetje: Në rast se fiton Berisha, do keni marrëdhënie me të?

Steinar: Do ta shikojmë, presim vendimin e gjykatës.

Pyetje: Herën e fundit kur ishit në Korçë thate se një vend pa opozite te forte, edhe vend i vdekur. Kemi një president në ikje i cili është gati në korrik të kthehet formalisht në opozitar, a e komentoni këtë?

Steinar: Roli i presidentit është funksion shumë i lartë. Nuk e di, duhet të presim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!