Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një person i armatosur sulmoi një fabrikë në perëndim të Meirland në SHBA, pasditen e së enjtes.
Sipas autoriteteve vendas të shtënat me armë kanë qëlluar katër persona, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë, ndërkohë personi i katërt ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se autori u largua nga vendi i ngjarjes, megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi pak orë më vonë ra në prangat e policisë.
Gjatë arrestimit ka pasur shkëmbim zjarri mes autorit dhe një oficeri policie. Të dy u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor./abcnews.al/

