Në një fjalim në Blackpool, Johnson tha se edhe pse çmimet janë rritur për shkak të luftës, nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja për Ukrainën, shkruan The Guardian.
“Janë rritur çmimet, pjesërisht të nxitura nga sanksionet, pjesërisht nga rritja e pashmangshme e asaj që bizneset duhet të paguajnë për të kompensuar nivelet globale të pasigurisë. Çmimi i naftës dhe gazit duket se do të mbetet i lartë në ardhmen, dhe e njëjta gjë vlen edhe për drithërat, ushqimet për kafshë dhe plehrat” tha Johnson.
Disa njerëz do të argumentojnë se çmimi i mbështetjes së Ukrainës është shumë i lartë, tha ai, por braktisja e Ukrainës do të ishte “moralisht e neveritshme” dhe do të inkurajonte presidentin rus Vladimir Putin.
“Putini do të vazhdonte luftën, krokodili thjesht do të kthehej për më shumë dhe ai do të ishte në gjendje të pretendonte se agresioni dhe dhuna e tij kanë dhënë rezultat. Kjo do të ishte një fatkeqësi për Ukrainën dhe të gjitha pjesët e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik që ai mund të sulmonte”, përfundoi kryeministri britanik.
/abcnews.al