SHBA ndalon shtetasit amerikanë të blejnë aksione dhe obligacione ruse

schedule15:25 - 8 Qershor, 2022

schedule 15:25 - 8 Qershor, 2022

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka lëshuar kufizime të reja investimesh, duke ndaluar amerikanët të blejnë aksione dhe obligacione ruse. Ky është hapi i fundit i zyrtarëve amerikanë për të rritur presionin financiar ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, shkruan CNN.

Sipas  udhëzimeve të reja të  lëshuara të hënën nga Departamenti i Thesarit, investitorëve amerikanë u ndalohet të blejnë aksione dhe obligacione nga njësitë ekonomike në Federatën Ruse.

Por amerikanëve nuk do t’u “kërkohet” të heqin dorë nga letrat me vlerë ruse dhe mund të vazhdojnë t’i mbajnë ato, sipas udhëzimit. Dhe investitorët amerikanë gjithashtu mund të investojnë ende në fondet amerikane që zotërojnë letra me vlerë ruse, për sa kohë që ato prona ruse nuk janë pjesa më e madhe e aseteve të fondit.

/abcnews.al