Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë, mbrëmjen e sotme. Gazetari Gjergji Figuri raporton se një makinë ka përplasur një 12-vjeçar në bulevardin “Gjergj Fishta”.
I mituri është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. /abcnews.al