Dy të rinj humbën jetën pas një përplasje me armë mbrëmë në qytetin e Laçit. Ata ndërruan jetë në spital, ku u dërguan të plagosur rëndë pas ngjarjes. Kelvin dhe Erjon Jushi, 30 dhe 36 vjeç, kushërinj me njëri- tjetrin, u qëlluan me armë zjarri në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Laçit.
Dy persona të tjerë janë plagosur gjithashtu nga të shtënat e armëve në këtë ngjarje, njëri nga të cilët në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 dhe menjëherë zona është vendosur nën perimetrin e sigurisë nga grupi hetimor, i cili shkoi në vendngjarje për të bërë këqyerjen e zonës. Shërbimet policore kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

