Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti ka reaguar e revoltuar pas videos së publikuar nga emisioni “Piranjat” në ABC, ku një i ri dhunon një qen. Mustafa Idrizin shihet teksa ka lidhur qenin me tel nga qafa dhe e rrotullon në ajër. Ndërsa qeni shfaqet i frikësuar, teksa përpiqet të largohet nga i riu.
Përmes një postimi në Instastory, Bleona i bën thirrje policisë ta dënojë këtë kriminel. Ajo ka sugjeruar gjithashtu dënimin që do i jepte vetë ajo, duke theksuar se do i bënte të njëjtën gjë që djali i ka bërë qenit.
“Të gjithë duhet të mobilizohemi ta gjejmë kush është ky qelbësirë! Ky kriminel duhet të dënohet! I lutem mediave, policisë së shtetit ta gjejë këtë kriminel. Unë personalisht do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër në të njëjtën mënyrë që ta kuptojë çfarë ka bërë!”, ka shkruar këngëtarja./abcnews.al