Spanja në zgjedhje, kë favorizojnë sondazhet

schedule13:38 - 28 Prill, 2019

schedule 13:38 - 28 Prill, 2019

Spanja po voton për zgjedhjet e përgjithshme. Situata politike në vendin iberik paraqitet disi kaotike. Sondazhet në tërësi favorizojnë socialistët, por vihet re edhe ndikimi i radikalëve.

Në Spanjë qendrat e votimit janë hapur dhe në mbarë vendin po votohet për zgjedhjet e përgjithshme. Procesi karakterizohet nga një rritje e ndikimit të lëvizjes së ekstremit të djathtë Vox, që kundërshton shumëllojshmërinë kulturore dhe ka kërcënuar se do t’i japë fund vetëvendosjes në rajone si Katalonja.

Nga ana tjetër, kryeministri socialist Pedro Sançez është vetëprezantuar si një mburojë kundër avancimit të ekstremistëve. Sondazhet sugjerojnë se partia e tij do të dalë e para në votime, por asnjë grup nuk do të mund të formojë i vetëm qeverinë.

Sondazhi i fundit i publikuar të hënën e kaluar në gazetën “El Pais” i nxjerr socialistët e PSOE të parët me 30 për qind të votave, konservatorët e Partisë Popullore me rreth 20 për qind, dy partitë e qendrës së djathtë Qytetarët dhe “Ne Mundemi” me rreth 14 për qind të votave secila, ndërsa radikalët e Vox me 11 për qind.

Sidoqoftë, sondazhi tregonte gjithashtu se 4 në 10 votues ende nuk e kishin ndarë mendjen për kë do të votonin. Votimet nisën në 9 me orën lokale dhe do të zgjasin deri në orën 20:00. Çështje emocionale kanë dominuar fushatën elektorale, sidomos ajo e së ardhmes së Katalonjës.

Krahina gjysmë-autonome mbajti një referendum në tetor 2017 dhe shpalli pavarësinë nga Spanja disa javë më vonë. Analistët thonë se rritja e mbështetjes për Vox është pasojë e rritjes së tendencës për pavarësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!