Policia italiane arrestoi dy shqiptarë për vjedhje në Parma. Mediat lokale bëjnë me dije se ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku shqiptarët, njëri 31 dhe tjetri 41 vjeç kishin vjedhur 500 kilogram bakër nga një linjë treni që kalonte në zonë.
Fillimisht Karabinierët dyshuan te lëvizjet e tyre dhe pasi i ndaluan zbuluan se në pjesën e pasme të kamionçinës ishte një sasi e madhe metali e mbuluar. Pas verifikimeve doli që ajo ishte vjedhur në një stacion treni aty pranë.
Policia bën me dije se vlera e mallit të vjedhur ishte 2 500 euro. Bakri i vjedhur u kthye në stacionin e trenit, kurse dy shqiptarët u dërguan në qeli. /abcnews.al