Gavi është futur në historinë e kombëtares së Spanjës, me golin e shënuar një ditë më parë kundër Republikës së Çekisë në Nations League.
Talenti i Barcelonës është tani lojtari më i ri në historinë e Spanjës që shënon gol. Gavi e realizoi këtë 17 vite e 304 ditë nga dita e lindjes.
Ai ka thyer rekordin e vendosur nga një tjetër talent i “La Masia”, Ansu Fati, i cili kur shënoi gol me Spanjës ishte 17 vjeç e 311 ditë. / abcnews.al