Një numër i lartë shtetasish të Kosovës kanë ardhur nëpërmjet doganës së Morinës në Kukës për të kaluar fundjavën në vendin tonë. Për shkak të fluksit në kufi, policia ka kryer veprime me procedure të përshpejtuar.
Numri i larte i mjeteve përgjatë rrugës së Kombit u vu re që në orët e para të kësaj të shtune. Në Shqipëri është atmosfera e Pashkëve Ortodokëse, por kjo nuk i ka penguar kosovarët që duket sikur e boshatisën territorin e tyre.
Policia e ka patur të pamundur të operojë me kontrolle të rrepta. Fluksi ishte i pashmangshëm ndaj dhe në Morinë lëvizja nuk u pengua.
Numri i autobusëve ka qenë i lartë deri në orët e mesditës. Gjithashtu edhe mjetet e vogla. Te gjithë për një fundjave ndryshe në Shqipëri.
Në Morinë u punua me gjashtë sportele gjatë gjithë kohës. Kurse patrullat e policisë kanë monitoruar rrugën në pikat kyçe të saj.
Bujar Muçmata, gazetar i ABC News, Kukës