SHBA, gati 300 trupa për t’u dërguar në kufi me Meksikën

schedule23:59 - 26 Prill, 2019

schedule 23:59 - 26 Prill, 2019

Administrata amerikane ka bërë gati për të dërguar në kufi me Meksikën qindra trupa ushtarake, të  autorizuar të ndërveprojnë me emigrantët. Lëvizja ka ngritur shqetësime pasi përdorimi i ushtrisë për qëllime civile është i ndaluar.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi të premten se, do të dërgojë 300 trupa shtesë në kufirin me Meksikën. Lëvizja është sinjali i fundit i rritjes së rolit të ushtrisë në politikat anti-emigracion të presidentit Donald Trump.

Më herët gjatë muajit, Trump tha se do të mobilizonte më shumë forcat e armatosura në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, pas zërave për një rritje të numrit të emigrantëve që kalojnë vijën kufitare. Më herët Pentagoni kishte deklaruar se nuk kishte në plan për të dërguar trupa në kufi për të ndërvepruar me emigrantët, pasi kishin vetëm një rol mbështetës për agjentët kufitarë.

Këtë herë politika do të ndryshojë dhe veç trupave do të ketë edhe kuzhinierë, shoferë dhe avokatë, që do të hyjnë në kontakt me refugjatët.

Një pjesë e trupave tona do të dorëzojë vakte, ndaj dhe do të jenë në kontakt me emigrantët, duke i dhënë fund politikës së deritanishme”, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Aktualisht në afërsi të kufirit me Meksikën ndodhen 5 mijë efektivë trupa të forcave të armatosura dhe Gardës Kombëtare, edhe pse shifra në fjalë luhatet. Por nga ana tjetër, angazhimi në rritje i ushtrisë ka ngritur edhe shqetësime.

Një ligj federal në fuqi që prej vitet 1870 kufizon përdorimin e ushtrisë dhe degëve të saj për çështjet civile në territorin amerikan, përveç rasteve kur autorizohet nga Kongresi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!