Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, në krahinën e Bavarisë, pasi një tren ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit dyshohet për 3 viktima dhe për disa të plagosur.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, tha një zëdhënës i policisë. Imazhet e publikuara nga mediat lokale tregojnë disa vagona treni të thërrmuar të shtrirë në anët e tyre.

Gjashtëmbëdhjetë nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, u tha gazetarëve një zëdhënës i autoritetit lokal Garmisch-Partenkirchen.
“Njerëzit po tërhiqen nga dritaret”, tha policia. Policia thotë se nuk përjashtohet që mes të plagosurve të ketë edhe një sërë studentësh që festojnë fillimin e pushimeve verore.
Aksidenti ndodhi rreth orës 13:15 me orën lokale (11:15 GMT), pak pasi treni u nis nga Garmisch-Partenkirchen për në Mynih.

