Laçi ka humbur në FIFA gjyqin kundër Lucas Ramos dhe detyrimi ndaj brazilianit është 32 mijë euro. Gjithsesi ende nuk ka përfunduar asgjë.
Kurbinasit e kanë vijuar betejën ligjore, pasi pretendojnë se e kanë shlyer mesfushorin dhe për këtë në dosjen e përgatitur kanë përfshirë edhe mandatin e pagesave.
Çështja tani është në CAS dhe aty do të merret vendimi final. I paditur si përgjegjës është edhe klubi grek i Veria, ku braziliani luajti vjet.
Pretendimet janë se grekët kanë nënshkruar me një lojtar që ishte nën kontratë. Drejtësia do të vendosë për këtë çështje, teksa Laçi kërkon 64 mijë euro dëmshpërblim. / abcnews.al