Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E konfirmuar, Vllaznia në turin e dytë të Conference League

schedule11:45 - 3 Qershor, 2022

schedule 11:45 - 3 Qershor, 2022

Vllaznia do ta nisë rrugëtimin europian në turin e dytë të Conference League. Ky është njoftimi që vjen nga vetë klubi shkodran, që në faqen e vet zyrtare ka postuar:

“Është zyrtare: Vllaznia do ta nisë rrugëtimin e saj nga turi i dytë i “Europa Conference League”. Dilemat kanë marrë fund me njoftimin që sapo kemi marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti që institucioni i futbollit shqiptar ka marrë sot nga UEFA ku Vllaznia si fitues e Kupës dhe që përfaqëson Shqipërinë e cila është e renditur në vendin e 41-të, do të kalojë në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilit do të luhen në datat 21 dhe 28 korrik”. / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!