3,5 ton drogë e importuar nga Shqipëria, Italia lëshon urdhër arreste për dy anëtarët e grupit të “Habilajve”

schedule10:42 - 3 Qershor, 2022

schedule 10:42 - 3 Qershor, 2022

Autoritetet italiane  kanë  ekzekutuar  mëngjesin e sotëm  pesë urdhra arresti  nga Gjykata e  Apelit të Katanias për 2 shqiptarë dhe 3 shtetas italianë.

Bëhet fjalë për 2 shqiptarët Nazar Seiti dhe Maridian Sulaj që njihen si pjesëtarë të grupit kriminal të “Habilajve” dhe italianët Angelo Busaça, Anonino Riela, Vincenzo Spampinato.

Ata janë nën hetim për pjesëmarrje në grupe kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake.

Sipas medieve italiane Nezar Seiti ishte finacieri i grupit  kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj në operacionin e parë “Rosa dei venti” ,dhe të shtetasve italianë Angelo Busacca, Antonino Riela, Vincenzo Spampinato.

Lexo edhe: Dosja “Habilaj”

Te arrestuarit  janë nën hetim për trafikim ndërkombëtar droge dhe armëmbajte pa leje.

Grupi kriminal sipas raportimit të mediave italiane operonte kryesisht në zonën e Katanias, Raguzës dhe Sirakuzës dhe droga e ardhur, kryesisht marijuanë e importuar nga Shqipëria.

Si rrjedhojë veprimtaritë hetimore të kryera nga njësitë e specializuara antidrogë kanë çuar në sekuestrimin e rreth 3.5 ton marijuanë, cash dhe kallashnikov si edhe në arrestimin e  24 trafikantëve të drogës.

Në operacion është përfshirë edhe policia shqiptare dhe Interpoli, të cilët kanë arritur të konstatojnë lëvizjen e 4 tonëve lëndë narkotike të tjera nga grupi.

Kush janë të arrestuarit

Maridian Sulaja është dënuar me 8 vite burg, pasi u shpall fajtor për trafikim  droge.

Angelo Busacca është dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim (nga të cilat 6 vjet, një muaj e 26 ditë për t’u shlyer), pasi u shpall fajtor për një komplot kriminal me qëllim trafikun e drogës.

Antonino Riela është dënuar  me 14 vjet e 8 muaj burgim (nga të cilat 13 vjet, 10 muaj e 14 ditë për shlyerje), për shkak se ishte fajtor për krimet e komplotit dhe trafikut të drogës.

Nezar Seiti është dënuar  me 6 vjet e 8 muaj burgim pasi u shpall fajtor për veprën e komplotit për qëllime të trafikut të drogës.

Vincenzo Spampinato është dënuar me 9 vjet burgim  për  trafik droge.
Kujtojmë se grupi  i “Habilajve” u godit në tetor  të 2017-ës në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane.

Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në mediet e vendit fqinj të dosjes së përgjimeve të grupit “Habilaj”nga prokuroria italiane, ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

/abcnews.al/