Policia ka dhënë detaje rreth vrasjes me armë zjarri mëngjesin e së premtes në Shkodrës. Bëhet e ditur se 68-vjeçari Naim Bajri mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”.
Kurse, i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, ka mbetur punonjësi i tij 58-vjeçari Astrit Zeneli, banues në fshatin Dobraç. Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al/