Lulzimi provoi fatin këtë të enjte në “Kutia 21”. Ai refuzoi ofertat nga bankieri me besimin se do të kishte një shumë të madhe në kutinë e tij. Ai siguroi 70 euro për shkak se gjeti figurën misterioze në ekran. Nga fundi i lojës, humbi mundësinë për 10 mijë euro.
Ai refuzoi 375 euro ofertë por më pas ndodhi ajo që nuk e priste pasi largoi nga loja 10 mijë eurot. Në fund të lojës, ngeli mes 0.01 dhe 200 eurove? Ndonëse bankieri dha sërish një ofertë, ai preferoi që t’i besonte fatit të tij. A ndodheshin 200 eurot në kutinë e tij?
/abcnews.al