Reforma në drejtësi, krimi e korrupsioni, Gjonaj takon ministrin austriak

schedule15:45 - 26 Prill, 2019

schedule 15:45 - 26 Prill, 2019

Lufta kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar si edhe situata e rënduar politke në vend ishin në fokus të zyrtarit të lartë Austriak gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Sipas Josef Moser Shqipëria ka bëra hapa konkretë në Reformën në Drejtësi, ndërsa bëri apel që politika të jetë më e fokusuar në të mirë të vendit.

Për situatën politike në vend në një kohë kur opozita ka braktisur parlamentin ka folur edhe ministri Federal i Çështjeve Kushtetuese në Austri, Josef Moser.

Gjatë takimit me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Moser i bëri apel politikës Shqiptare, që të kenë në vemëndje të saj shtatasit e tyre dhe të fokusohen në të mirë të vendit.

“Pikëpamjet e ndryshme të politikanëve duhet të fokusohen në të mirën e vendit dhe të mos jenë thjesht mendime të diferencuara politike të cilat vështirësojnë situaten e vendit. Prandaj unë do bëj apel që përpjekjet e përbashkëta që janë bërë deri më tani për ta çuar vendin përpara dhe që  janë të parashikuara në një vend demokratik të vazhdojnë  dhe të jenë në qëndër të bisedimeve diplomatike dhe parlamentare. Në këtë mënyrë të funksionojnë në të mirë të vendit dhe të shtetasve të tij”.

Zyrtarin i lartë Austriak theksoi se, Shqipëria ka bërë hapa përpara sidomos në refomën në Drejtësi.

“Shqipëria i ka tejkaluar pritshmëritë për sa i përket fushës së drejtësisë. Ajo ka ndërmarrë hapa të besueshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe në Reformimin e Sistemit të Drejtësisë, duke krijuar një sistem drejtësie më të pavarur dhe duke minimizuar ndikimin që ka politika mbi të. Janë ndërmarrë hapa të cilat janë shumë të rëndësishme për integrimin, hapa të cilat duhet të njihen pavarësisht se kush i ka ndërmarrë, qeveria apo opozita. Unë do të mbeten mbështetës i fortë i këtyre hapave dhe masave të ndërmarra për faktin sepse janë hapa të domosdoshme për forcimin e të drejtës ligjore”.

Sfidë për qeverinë mbetet lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pohoi ministrja e Drejtësisë Gjonaj.

“Jemi të vetëdijshëm që korrupsioni nuk luftohet në një ditë, por jemi duke ndërmarr cdo ditë masat e duhura për forcimin e politikave parandaluese ndaj fenomenit të korrupsionit, kemi ngritur mekanizmat e duhura për adresimin dhe masat ndëshkuese ndaj tij dhe kemi rezultate konkrete të cilat do të vijnë duke u thelluar.Unë jam besimplotë se nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës, me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do t’ju japim qytetarëve tanë mundësinë jo vetëm për të patur një qeverisje edhe më të mirë, por njëherësh edhe një perspektivë të qëndrueshme evropiane”.

Në fund Gjonaj shtoi se qeveria ka vizionin e duhur për t’u përballur me fenomet si krimi dhe korrupsioni dhe sipas saj në ndihmë do të vijë shumë shpejt edhe ngrtija e SPAK-ut. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!